‘Kristi më kërkoi t’i lyeja flokët si Zaza’, Keisi: Nuk e dija që ishte i lidhur, u ndjeva keq

Keisi Medini ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Më lër të flas”, ku mes të tjerash foli për raportin që kishte me Kristin në “Big Brother VIP” dhe lidhjen e këtij të fundit jashtë shtëpisë me një vajzë të quajtur Zaza.

Keisi tha se është ndjerë keq kur ka dalë dhe ka mësuar për të pasi nuk ishte në dijeni. “Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se sa duhet. Ai brenda ka shprehur se ka një njohje, nuk ka thënë që ka një lidhje. Jam ndjerë keq sepse ka thënë thjesht një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze”, u shpreh ajo.

Keisi shtoi se një herë Kristi i ka kërkuar t’i bëjë flokët si Zaza. “Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi”, tha ajo.