Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një marketi

Një 27-vjeçar nga fshati Grudë e Re është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një marketi në këtë zonë.

Policia tha se rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e 27-vjeçarit.