LAJM I FUNDIT/ Sherr në Tiranë, persona të paidentifikuar bëjnë për spital 30-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës ku disa persona kanë dhunuar një 30-vjeçar.

Sipas informacioneve praprake të ardhura nga uniformat blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 21:05 në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 23.04.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin E. Z., 30 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 30-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.