Digjet makina në Korçë, zbardhen dyshimet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një makinë në Korçë, në lagjen nr. 5 të qytetit.

Sipas burimeve thuhet se shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.