Aksident i rëndë, kamioni përplaset me dy makina, ka të plagosur

Një kamion dhe dy vetura janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në aksin Prishtinë – Pejë, Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Reporteri.net se në aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura.

Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Kelani për Reporteri.net.

/5pyetjet.al