Kush është shkodrani i përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt, kamerat e sigurisë e kanë kapur duke …

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nga jetimet e deritanishme, një qytetar shkodran dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e biznesmenit, por ende nuk është zbardhur roli i tij.

Pamjet filmike të marra nga kamera të ndryshme sigurie, në data e orë të ndryshme pikasin një person që lëviz i veshur me rroba policie në Kryebushat të Shkodrës. Pamja e tij është identike me atë të personit që shfaqej në videon që tregonte ekzekutimin e Nikulajt.

Një tjetër detaj që e përforcon këtë pistë është edhe fakti që ai lëviz me motor, njësoj si autori i ngjarjes.

Policia vijon htimet, teksa pistat kryesore ku ëhstë fokusuar prokuroria janë konfliktet e hapura që familja Nikulaj ka patur.