Tmerr në Greqi/ “Do ju vras”, 41-vjeçari tenton të hedhë në greminë makinën me ish-gruan dhe fëmijën 2 vjeç brenda

Një 41-vjeçar është arrestuar paraditen e së hënës nga policia greke, pasi ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij dhe fëmijën e tyre.

Sipas mediave greke, burri ka marrë peng në makinë ish-gruan e tij dhe fëmijën e tyre dy vjeç. Pasi gruaja ka njoftuar policinë, ai ka tentuar që ta hedhë makinën në një greminë, bashke me ta brenda.