“Do na mungosh bab”, vajza e Ardian Nikulaj publikon videon prekëse të të atit!

Vajza e biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj, ka bërë reagimin e saj të parë publik në rrjetet sociale, pas humbjes së të atit, i cili u vra në një atentat në hotelin në pronësi të familjes në Shëngjin.

Gleida Nikulaj ka ndarë një video nga festa e madhe që ishte bërë në 50-vjetorin e Nikulajt, me dhjetëra të ftuar, pasi biznesmeni kishte një rreth të gjerë shoqëror dhe njohjesh në qytetin e Lezhës.

“Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab”, shkruan e bija, Gleida krahas videos së publikuar në rrjetin social TikTok.

Ardian Nikulaj shfaqet me tortën përpara, i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.

Në TikTok ka dhjetëra postim nga të afërm të Nikulajt, me fjalët më të mira në drejtim të biznesmenit. Vrasja e tij mbetet ende mister, edhe pse ka disa pista dhe të dyshuar.