Një bie nga pallati dhe tjetri gjendet i vdekur në rrugë. Dy ngjarje në orët e para të mëngjesit në Tiranë

Dy ngjarje u regjistruan në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Një shtetas 56-vjeçar ka rënë nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Margarita Tutulani”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 dhe personi aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Në të njëjtën kohë, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur një shtetas 67-vjeçar, Dh. S., pa shenja jete afër një biçiklete.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, por dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të të dyja ngjarjeve.