Vrau tre gra, rrëfehet Dan Hutra: ‘Kisha hapur një varr për …’!

Dan Hutra, autori i masakrës së Paskuqanit, është rikthyer të flasë reth ditës ku kreu krimet e rënda.

Ai ka treguar se e kishte planifikuar fundin e tij ndryshe dhe nuk mendonte se do shkonte në burg.

Në një rrëfim për tv klan, vrasësi i 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave, tregon se kishte hapur një varr në zonën e Sharrës, atje ku mendonte të hynte pasi të vriste edhe Rahman Selën, personin që e akuzon për vdekjen e babait të tij. Vrasja e katërt u parandalua dhe Hutra u arrestua, zhvillime që sipas tij, prishën planet e tij.

“Pasi do vrisja Rahmanin, kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore. Në Sharrë. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më.

Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr.

Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër.”- tha ai.