Ekzekutimi i biznesmenit në Lezhë/ Gazetari hedh dyshimet e forta: Ja pse duhet verifikuar shtetasi anglez

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania, se lidhja e shtetasit anglez me ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj duhet verifikuar.

Shtetasi anglez i cili ka qendruar në ambientet e lokal “Coral”, është dyshuar si informator, i vrasësit.

Lita është shprehur se nuk mund të hidhet poshtë si pistë duke qenë se armiqtë e Nikulajt jetojnë në Britaninë e Madhe

“Unë mendoj se kjo duhet verifikuar edhe për faktin se hasmi i Nikulaj jetojnë në Britaninë e Madhe, nuk përjashtohet pista e hakmarrjes, por më duket pak koincidencë, që një person të përfshihet në ngjarje për të dhënë informacione.

Unë edhe nga videoja, pash një atentator jo profesional. Zgjatja e dorës me atë lloj pistolete larg kraharorit, tregon që nuk është një person i stërvitur në polici apo në ushtri, sepse arma duhet të qëndroje sa më afër trupit. goditja në kokë tregon edhe diçka tjetër, vrasësi profesionist nuk qëllon kurrë në kokë, pasi viktima duhet të identifikohet nga porositësi”,-tha Lavdrim Lita.