Shkatërrohet banda e drogës në Gjermani, arrestohen 5 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Një operacion është zhvilluar në Gjermani, ku është zbuluar një plantacion me kanabis.

Operacioni është zhvilluar nga policia dhe prokurorët publik, ku si pasojë kanë rënë në pranga 5 persona me origjinë gjermane, greke dhe shqiptare, të moshave 26, 27, 35, 37 dhe 43 vjeç, shkruan “BILD”.

Bëhet me dije se operacioni është zhvilluar në 10 qytete në North Rhine-Westphalia dhe Bavari.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe sekuestruan: 1.2 kilogramë kokainë; 8.5 kilogramë marijuanë; 200 gram amfetaminë; 30 tableta ekstazi; 50 ml morfinë, një armë zjarri të gjallë dhe gëzhoja, para cash, kasaforta dhe makina.