Tiranë/ Gjendet i shtrirë në rrugë 30-vjeçari, çfarë i kishte ndodhur

Policia e Tiranës ka konstatuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Robert Shvarc” një shtetas të shtrirë në rrugë.

Shtetasi A.C, 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.

I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.

30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al