Deamishel fiton sfidën me kanaçe

Pas leximit të zarfit të gjithë banorët shkuan në dhomë dhe veshën rrobat e banjës për tu zhytur në pishinë. Ata dolën në oborr dhe pritën rënien e gongut për të nisur sfidën e mbledhjes së kanaçeve.

Pasi ra gongu, të gjithë banorët përveç Efit e cila nuk mori pjesë në sfidën e përgatitur nga kompania 8S2 në bashëëpunim me Vëllain e Madh, u zhytën në pishinë për të grumbulluar sa më shumë kanaçe me logon e Big Brother Vip.

Ndonëse Qetsori e nisi me vrull lojën, ai nuk e kishte kuptuar mirë sfidën, e cila shpjegonte qartë se duhen mbledhur vetëm ato kanaçet me logon 8S2.

Pas përfundimit të sfidës dhe numërimit të kanaçeve, Deamishel u shpall fituese si banorja që kishte grumbullar më shumë kanaç e në 15 minuta.