“Plas” sherri, qytetari sulmon me hanxhar në prani të policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit.

Një konflikt mes disa personave në afersi të agjencisë së qytetit ka agravuar në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, në konflikt janë përfshirë disa persona, njëri prej të cilëve mban në dorë një hanxhar.

Nuk ndihen ende rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.