Dalin zbuluar FYTYRAT e vrasësve të Ardian Nikulaj (Video)

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulajt mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 5 persona të tjerë të huaj.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e reja si është ekzekutuar biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sikurse duket edhe nga kjo video e siguruar, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit në datë 11 pril 2023.

Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht “Hellooo”, ndërsa një person është duke fjetur.

Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez, i cili sipas pamjeve filmike besohet së është i zi.