I thyen xhamat e makinës? Reagon Zhaklin Lekatari dhe zbulon si qëndron e vërteta

Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës. Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm.

Në një komunikim që BW pati me Lekatari, ajo u shpreh nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.

Kujtojmë se kohët e fundit opinionistja është vënë disa herë në qendër të “sulmeve” online, ofendimeve apo mesazheve denigruese, për shkak të rolit të saj në “Big Brother”, nga të afërm apo fansa të banorëve të shtëpisë.

Lidhur me këtë situatë e cila shpejt bëri xhiron e rrjetit ka reaguar edhe policia e Tiranës.

Në njoftimin zyrtar policia konfirmon se Lekatari nuk ka rënë pre e asnjë sulmi.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton Policia.