Publikohen fotot/ Ja kush janë porositësi dhe vrasësi i Ardian Nikulajt

Ky që shihni në foto është porositësi i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, krim që u ekzekutua nga një shtetas portugez i ndihmuar nga katër britanikë.

Bëhet fjalë për Edmond Haxhia, i cili është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

Eduard Haxhia, porositësi i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt

Ndërsa personi në foton më poshtë është vrasësi i dyshuar, shtetasi portugez,

Ruben Saraiva

Ky i fundit është ndihmuar nga katër shtetasit britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Ata janë shtetas me precedentë të rrezikshëm kriminalë edhe në Britaninë e Madhe.

Britaniku Steven Hunt është ai që ka qëndruar si turist për disa ditë në hotelin në pronësi të Ardian Nikulajt dhe është larguar menjëherë pas krimit.

Steven Hunt