EMRI/ Ky është biznesmeni që akuzohet se porositi vrasjen e Ardian Nikulajt

Personi në foto është Edmon Haxhia, porositësi dhe financuesi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në SHëngjin.

Ai ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia para disa muajsh dhe mësohet se është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur ditën e sotme se në vrasje janë të përfshirë 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.

Emrat e personave të përfshirë janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja, ndërsa autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria.