Mediat britanike jehonë vrasjes në Shëngjin: Katër britanikë në kërkim, po bashkëpunohet me “NCA” dhe “Met Police”

Mediat britanike kanë raportuar sot për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill, edhe për përfshirjen e katër shtetasve britanikë në organizimin e atentatit.

Gazeta “The Sun” shkruan se tre burra britanikë dhe një femër, po britanike, janë shpallur në kërkim pasi policia e Shqipërisë ka bërë të mundur të zbardhë plotësisht ngjarjen.

Sipas gazetës, autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me “Metropolitan Police” si dhe Agjencinë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar që nga momenti i vrasjes janë arratisur nga Shqipëria.

Gjatë ditës së sotme, lajmi u raportua gjerësisht në disa media të huaja, kjo edhe për shkak të numrit të madh të shtetasve të huaj të përfshirë