HORROR/ Nëna vret të bijën 2-vjeçare, i copëton trupin dhe i ha mëlçinë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kenia, ku një vajzë 2-vjeçare është vrarë mizorisht nga nëna e saj.

Mediat e huaja raportojnë se Olivia Nazarian nuk është mjaftuar vetëm me vrasjen e vogëlushes, por i ka copëtuar trupin dhe i ka ngrënë mëlçinë.

Krimi i rëndë ka ndodhur më 23 prill, teksa kanë qenë fqinjët që dëgjuan britmat e Glory-t të vogël, të cilët në fillim kanë menduar se ndoshta në shtëpinë e tyre kishin hyrë hajdutë, por janë shokuar kur kanë shkuar në banesën e 24 vjeçares dhe e kanë parë atë lakuriq, duke goditur me thikë vajzën e saj teksa këndonte ninullat e fëmijëve.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë ndërsa disa nga fqinjët kanë tentuar të thyejnë derën. Megjithatë, kur ia dolën, tashmë ishte tepër vonë për 2-vjeçaren.