Njëri nga anglezët i dënuar 27 herë, kush është dëshmitarja që rrëfeu lëvizjet e vrasësve të Nikulajt

Grupi i anglezëve që mori pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjse së biznesmenit Ardian Nikulaj, përbëhet nga persona me rrezikshmëri të lartë nga Birminghami në Britaninë e Madhe.

Mes tyre është edhe Harry Simson, i cili rezulton se është proceduar plot 2 herë në Britani për krime si grabitje, plagosje dhe drogë.

Është e dashura e Edmond Haxhisë, i konsideruar si porositësi i vrasjes, ajo që ka rrëfyer në polici lëvizjet e grupit, dhe se çfarë ndodhi me motorin që u përdor në vrasje.

Portugezi Ruben Saraiva është vrasësi i dyshuar. Ai ka qëndruar në Shqipëri rreth dy muaj dhe kishte mësuar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe. Për të mbuluar dyshimet lidhur me qëndrimin e tij në Shqipëri, Saraiva kishte përhapur fjalë se ndodhej në vendin tonë pasi dashuronte një vajzë, por familja e saj nuk e lejonte.

Saraiva është larguar nga Shqipëria përmes doganës së Kapshticës, drejt Athinës dhe më pas drejt Londrës.

Ndërsa britaniku ka dalë nga aeroporti i Rinasit, ku para se të largohej ka ndërruar rrobat në tualetin e aeroportit.

Policia tha se ka arritur të mbledhë fakte dhe prova të pakundërshtueshme, ndër to edhe gjurmë biologjike, që vërtetojnë se cilët janë personat e përfshirë.