Kryemadhi debaton me Arjan Çanin: Unë nuk luftoj për fëmijën tënd, për timin marr kallashin dhe të shkrij me plumb

Deputetja Monika Kryemadhi ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazetarin dhe analistin e njohur Arjan Çani, në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit. Çani tha se zgjedhjet janë vetëm një alibi për të treguar se në Shqipëri qytetarët kanë votuar, por Kryemadhi nuk ishte dakord.

“Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë”, u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë.

Pjesë nga biseda në studion e emisionit “NOË” në Euronews:

Çani: Atëherë zgjedhjet kanë mbaruar. Zgjedhjet bëhen kot, për alibi, për të thënë që edhe në Shqipëri u bënë zgjedhje.

Kryemadhi: Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë.

Çani: Ti njeri i opozitës, kjo është lufta jote?

Kryemadhi: Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time.

Çani: Atëherë është Zoti për të gjithë.

Kryemadhi: Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd.

Çani: Bravo, kjo është gjuha politike që duhet zgjedhur, këtu jam dakord me ty.