Rrethohet vila pa “gdhirë”! Kultivuesi kapet në shtëpinë e motrës

Rrethohet vila pa “gdhirë”! Kultivuesi kapet në shtëpinë e motrës

Arrestohet autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Ai është Xhevahir Bajrami 37 vjeç. Më parë është arrestuar vëllai i tij, 55-vjeç. Policia e ka lokalizuar në banesën e së motrës në fshatin Grizhë në Malësi e Madhe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.