Efi dhe Qetesori vendosin bastin e “kripur”

Diskutimet për finale nuk mbarojnë dhe ethet e zgjedhjes së fundit nga e cila do të zgjidhet dhe finalisti i 4 dhe i fundit.

Së fundmi Qetsori dhe Efi kanë pasur një diskutim gjatë ditës së sotme . Ai u shpreh me siguri se do të jetë finalisti i fundit i këtij edicioni VIP.

Efi duket se nuk ja ka kundërshtuar këtë gjë kjo në syrin e publikut ishte si miratim i saj.

Ata madje kanë vënë një bast me njëri-tjetrin, ku Qetsori u shpreh i gatshëm t’ia dhurojë Efit pesë mijë euro.

Qetsori tha se është i sigurt për këtë dhe se pritet që nesër t’i kumtohet lajmi i madh.

Ndërkohë Qetsorit iu bë një rreng nga finalistët dhe gati ishte që të largohej nga shtëpia dhe të hiqte dorë nga gara.

Tre finalistët e konfirmuar të këtij edicioni janë: Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxha.