Ministrja le nam, shfaqet me bluze transparente në seancën e Kuvendit dhe…

Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskovic është bërë kryefjala e rrjeteve, për shkak të veshjes me të cilën është paraqitur në seancën e Kuvendit Popullor.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi kishte zgjedhur një bluze transparente, duke marrë pafund komente në Tëitter.

Komentuesit janë shprehur në një mendje se ministrja ka thyer kodin e veshjes në asamble.

Sipas mediave vendase, rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e pagave të saj të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt. Veshjet dhe këpucët e papërshtatshme janë ato që zbulojnë këmbët, dekoltenë, shpinën dhe shpatullat në mënyrë të papërshtatshme.