Jo vetëm Sali Berisha, ja kush janë të akuzuarit e tjerë në SPAK nga familja Haklaj (DOKUMENTI)

Aishe Haklaj, motra e Fatmir Haklajt u paraqit sot në SPAK, ku dha dëshminë e saj për disa orë rresht.

Burime për mediet bënë me dije se motra e madhe e Haklajve është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme pasi së bashku me vëllain e saj të madh Hamdi Haklaj, çuan ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Por në dokumentin e siguruar nga NewsBomb.al, mësohet se emri i Berishës nuk është i vetmi i akuzuar në SPAK nga familja Haklaj.

Bëhet me dije se janë paditur edhe 14 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që vinin në zbatim urdhrat e ish-kryeministrit Berisha..

Më konkretisht bëhet fjalë për: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Kujtojmë se në 2021 Aishe Haklaj erdhi në Shqipëri për të denoncuar Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo tha se ka prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë se Berisha është organizatori dhe vrasësi i vëllezërve Haklaj.