Të shtëna me armë mes grupeve rivale pranë QSUT-së në Tiranë!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm pranë një lokali në zonën e spitalit “Nënë Tereza”, mes dy grupeve rivale.

Arma ka krisur pas një konflikti mes grupeve rivale.

Bëhet e ditur se një nga të rinjtë e përfshirë në sherr ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se njëri nga të rinjtë është plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të një vajze që kishte lidhje me një nga djemtë.

Numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 8, ndërsa nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.