“Nëse e shihni…”/ Policia shpall në kërkim të renë: Sulmoi seksualisht një burrë (Foto)

Një grua është shpallur në kërkim në Londër, pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht një burrë.

Policia ka raportuar se ngjarja ndodhi teksa burri po ngjitej në shkallët lëvizëse, kur një grua u përpoq ta përqafonte, teksa më pas e sulmoi seksualisht pasi ai u përpoq të largohej prej saj.

I dyshuari ishte me një mik kur sulmi i supozuar ndodhi rreth orës 21:00 në stacionin e metrosë Euston, në qendër të Londrës.

Pas sulmit të supozuar, gratë më pas hipën në një tren metro. Detektivët sot kanë publikuar imazhet e kamerave CCTV të një gruaje që hetuesit duan të marrin në pyetje në lidhje me incidentin.