E rëndë në Greqi, gjendet i pajetë 41-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku në një zonë rurale të Heraklionit është gjetur i pajetë një 41-vjeçar shqiptar.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij por autoritetet kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.