‘Të kam shumë xhan’, pajtohen Efi dhe Luizi: Ta them që tani që je ti …

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit finalistët kanë darkuar me njëri-tjetrin, mirëpo Efi e ka tepruar me pijen. Banorja është dehur, por kjo e ka bërë që të jetë shumë e hapur me Luizin.

Ajo i ka thënë këngëtarit se e ka shumë xhan dhe e ka përqafuar.

Efi: Ne të dy jemi bashkë

Luizi: Po mirë, kush ta fitojë

Efi: Jam shumë e lumtur nëse je ti

Luizi: Po edhe unë

Efi: Ta them që tani që je ti

Luizi: Jam unë fituesi?

Efi: Të kam shumë xhan, jam pak e mërzitur

Luizi: Pse je mërzitur? Se të kam thënë “Përputhen”? I kam thënë dhe Teas, Mikelës

Efi: Pranoje mua më ke shoqe

Luizi: Mirë pse mërzitesh

Efi: Pranoje se më ke xhan

(Luizi e puth në faqe)

Efi: Unë të kam xhan me vërtetë, jo kështu kot, kjo nuk diskutohet. Mua nuk më intereson fare që thonë kam interes. Unë të kam xhan me vërtetë.

Luizi: Pranoje që unë të kam dashur në finale. Me gjithë shpirt. E meritoje.

Dyshja kanë biseduar gjatë dhe kanë kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.