Përplasen dy automjete në Vlorë, njëri përfundon brenda lokalit, plagosen 2 persona

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një bar.

Dy persona janë transportuar në spital si pasojë e aksidentit ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.