I doli foto me nënën e Luizit, Kiara “konfirmon” takimin me vjehrrën dhe poston “provën”

Ditën e sotme në media po bën xhiron një foto ku thuhet se është Kiara dhe nëna e Luizit.

Në foton e postuar moderatorja dhe Angjelina shihen teksa ecin së bashku në një park në Tiranë.

Duke qenë se fotoja është e kapur nga mbrapa disa prej ndjekësve kanë dyshuar se është Kiara me nënën e Luzit. Dhe për të gjithë skeptikët ka qenë Kiara e cila në një farë mënyre ka “konfirmuar” se vajza që është në atë foto është pikërisht ajo.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Kiara ka postuar një story ku shihet teksa mban veshur një xhaketë xhinse të ngjashme me xhaketën që ka të veshur vajza në foton ku thuhet se është me nënën e Luizit.

Kujtojmë që të shtunën e 6 majit është edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, ku garojnë Luizi, Efi, Kristi dhe Deamishel.