Një tren mallërash ka dalë nga shinat këtë të hënë në rajonin e Bryansk-Unecha, 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe ka shpërthyer në flakë.
Guvernatori i rajonit Alexander Bogomaz tha se shkak u bë shpërthimi i një bombe në shina.
“Një pajisje shpërthyese e paidentifikuar shpërtheu në rrethin Unechsky në linjën Bryansk-Unecha, si rezultat i së cilës një tren mallrash doli nga shinat. Nuk pati viktima,” tha ai.
Treni transportonte depozita nafte në frontin e luftës, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për viktima.
Shpërthimi në Bryansk është i dyti i ditës në territorin rus: Autoritetet kishin njoftuar më parë se një shtyllë e transmetimit të energjisë elektrike ishte hedhur në erë në rajonin e Leningradit.
This train carrying oil products and construction material derailed in Bryansk Oblast, Russia. 7-8 cars have been compromised. It is said that an explosive device on the railway track was used. #Bryansk #Russia pic.twitter.com/oy2SYLj9ff
— (((Tendar))) (@Tendar) May 1, 2023