Detaje tronditëse/ Keniania i dha informacione dikujt që fitoi miliona euro në kazino? Klodiana Lala del me thirrjen e fortë dhe zbulon informacione të reja mbi lojtarin

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbi lajmin e pistës së re të hetimit mbi çështjen e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko.

Lala shkruan se ajo që po qarkullon nuk është pistë e re. Po ashtu, gazetarja kërkon që të zbardhet vrasja e Joy-t, pasi po bëhet shumë zhurmë pa fakte.

Reagimi i plotë:

Lajmi qe Joy Aoko dyshohet se favorizoi nje lojtar kazinoje eshte i vjeter shume. Nuk eshte fare piste e re dhe as zbulim! Jane dhene detaje rreth ketij lojtari. Te qarta shume. Te pakten ne 3 emisione.

Vrasja e saj duhet zbardhur. Nena e Joy kerkon drejtesi! ps.kjo zhurma rreth ceshtjes se vrasjes se saj me bezdis shume. Zhurme pa fakte!

Ditën e sotme u bë e ditur se Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Ky person është marrë në pyetje.