Vrasja e shqiptares në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur dhe ‘fundosin’ ekzekutorin 31-vjeçar: Kamerat e sigurisë…

Kanë dalë të tjera detaje tronditëse për vrasjen e shqiptares Anila Ruçi, në Itali.

Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja në zonën e Scaldasole.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte thënë para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

Por kjo dëshmi mbeti e pabesueshme për hetuesit derisa kuptuan se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai. Në këtë rezultat doli ekspertiza e mjekëve. Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

Janë këto dy elemente plus vonesa e raportimit të ngjarjes që ngritën dyshimet tek autoritetet. Sipas asaj që shkruajë mediat, alarmi u ngrit në orën 16:00, ndërsa sulmi dyshohet se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

Këto për hetuesit përbëjnë incidie të rënda faji kundër tij dhe ka ende shumë rrethana për të sqaruar. Mbi të gjitha motivin. Deri më tani nuk dihet se pse e kreu vrasjen.