“Edi Rama të q***”/ Detaje mbi vrasësin e Nikulajt, portugezi filmohet në Shkodër duke folur shqip…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me portugezin Ruben Saravia, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt.

Në rrjet po qarkullon një video, e xhiruar në një lokal në Shkodër disa ditë para vrasjes së Nikulajt, ku portugezi shfaqet duke folur shqip dhe duke sharë kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama të q****”- dëgjohet të thitë Ruben Saravia në këtë video, ndërsa shihet duke qeshur.

Këto fjalë ai i përsërit pasi i dëgjon nga personat që ka përeth dhe që po e filmojnë.

Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.

Një vajzë, që kishte lidhje Haxhinë ka treguar se Saraiva e kishte bazën në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, por frekuentonte vazhdimisht edhe Shkodrën.

Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.