Tragjike në këtë vend! Aksidentohet autobusi me turistë, 18 persona raportohen të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë pasi një autobus që po transportonte turistë nga Guadalajara, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një shkëmbi.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e aksidentit, 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Një autobus i një kompanie private që po transportonte turistë nga Guadalajara, në shtetin e Jalisco perëndim në Guayabitos u rrëzua duke rënë poshtë një shkëmbi,” në shtetin Nayarit, një destinacion i famshëm për plazhet e tij, në bregun e Paqësorit të Meksikës, shpjegoi Pedro Nunes, shefi i zjarrfikësve në zonë.

Në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.