Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër. Dy makina ML dhe Wolsvagen janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ende nuk duhet gjendja shëndetësore e tyre. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al