I fituan besimin…pastaj e vranë/ Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, si vepruan anglezët brenda hotelit, viktima u paguante dhe ushqimin

Mediat britanike i kanë kushtuar ditën e sotme një artikull vrasjes së Ardian Nikulajt. Tre personat e arrestuar janë paraqitur para gjyqtarëve në Londër në seancat fillestare të ekstradimit.

Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u lanë në paraburgim. Hunt u arrestua në orën 2:30 të mëngjesit të së shtunës ndërsa Mithan u arrestua në orën 4 të mëngjesit. Bridgeman u arrestua të dielën dhe u paraqit para së njëjtës gjykatë dje.

Në dokumentet e gjykatës nga Westminster thuhet se të tre u arrestuan me një urdhër të përkohshëm të lëshuar ‘Me kërkesë të Shqipërisë, se më 19 prill 2023 në Shëngjin të Shqipërisë, ata komplotuan me të tjerët për të vrarë Ardian Nikulaj duke e qëlluar me armë zjarri gjashtë herë duke shkaktuar vdekja e tij.’

“Të katër u lanë në paraburgim për t’u paraqitur në të njëjtën gjykatë të premten.”- deklaron Policia britanike.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre.

Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.