“Unë nuk doja të ngatërrohesha me këtë histori”, zbardhet dëshmia e anglezit të përfshirë në vrasjen e Nikulajt

Thomas Mithan është një prej anglezëve të arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj.

Anglezi u arrestua të shtunën në mëngjes nga autoritetet angleze. Ky shtetas kur u mor në pyetje deklaroi se kishte mbërritur në Shqipëri me anglezen Harriet Bridgeman.

Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha.

Ai ka shfaqur shenja pendese para gjyaktësve dhe ka kërkuar lirimin me kusht në këmbim të 2000 paundve. Por kjo kërkesë e tij nuk është pranuar nga gjykatësja Neeta Minhas, e cila tha se jemi përballë një krimi të rëndë dhe shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.

Ashtu si edhe personat e tjerë të përfshirë në vrasje, edhe Thomas Mithan ka një të shkuar kriminale. Së fundmi ai kishte nisur një program rehabilitimi për lënien e drogës