Të zhdukurit në Sarandë, gazetari zbulon çfarë e ndezi konfliktin: Ju dha një pistoletë dhe…

Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi u zhdukën pa gjurmë rreth 2 javë më parë në Sarandë.

Gazetari Spartak Koka tha në emisionin Now në Euronews Albania se dyshohet se shkak i zhdukjes së dy 46-vjeçarëve mendohet të jetë konflikti për një tokë që Thodhori ia ka shitur disa personave nga Vrina për 20 mijë euro dhe për të cilën nuk kishte asnjë dokument.

Ai tregoi se më datë 6 prill, kur edhe u zhdukën pa gjurmë dy shtetasit, ishte lënë një takim me disa persona që do të vinin nga Tirana dhe do t’u jepnin edhe pjesën tjetër të lekëve nëse toka nuk kishte probleme dokumentacioni në Hipotekë.

Personat që kanë blerë tokën mendohet se janë nga Vrina dhe me aktivitet biznesi në Xarrë, prandaj kërkimet e policisë janë përqendruara në këtë zonë.