Vrau kushëririn për qiranë e banesës, dalin për herë të parë pamjet e momentit të arrestimit të ekzekutorit (Video)

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur autori i vrasjes së Petrit Vuksanit shoqërohet në polici. Lekë Vuksani, u arrestua afër spitalit të Shkodrës, pas 21 orësh në arrati.

Po ashtu raportohet se i riu ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhyn në banesë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes nuk bëri asnjë rezistencë.

Ndonëse viktima dhe autori kanë një mbiemër, ata nuk kanë asnjë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se viktima i kishte dhënë me qira banesën autorit, ndërsa të dy dyshohet se janë zënë për lekët e qirasë.