PASURITË e “Ben QIMES” i kalojnë SHTETIT: 17,000 m2 tokë në Fier, një pulari dhe disa makina luksoze Audi e Mercedes

SPAK njofton se Gjykata e Posaçme ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorëve specialë dhe ka konfiskuar disa nga pasuritë e shtetasit Arben Isufaj, i njohur dhe si “Ben Qimja”. Tashmë, pasuritë e këtij shtetasi i kalojnë përfundimisht shtetit shqiptar.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.8/2021, regjistruar ndaj shtetasit Arben Isufaj, si subjekt i ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;

33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;

automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie ËDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;

automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;

Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 13.04.2023.

Njoftime konfiskimi datë 03.05.2023 – Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme

Në kuadër të procedimit pasuror nr.8/2021, regjistruar ndaj shtetasit Arben Isufaj, si subjekt i ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar me ligjet nr.24/2014 dhe 70/2017 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, me vendimin nr.7 datë 30.01.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme), ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

Objekt “Pulari”, shoqëria tregëtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregëtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;

33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;

automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie WDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;

automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;

Ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 13.04.2023.