Ku kanë përfunduar dy trupat e 46-vjeçarve në Sarandë? Gazetari i njohur jep detaje të reja nga zhdukja e dy personave

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Igli Çelmeta ka folur për dy të zhdukurit në Sarandë si pasojë e hesapeve midis bandave dhe pazareve të prishura.

Objektivi i autorëve ka qenë shtetasi Leonard Thodhori, i njohur me nofkën Koçolja për shkak të një pazari të prishur me disa persona të tjerë.

Ngjarje të mëparshme kriminale të ndodhura kanë bërë që ky person të nxirret në pritë me personin tjetër Fatmir Sulovari. Koçolja e dinte që takimi me këto persona nuk do ishte një takim normal, prandaj ka kërkuar edhe ndihmën e Sulovarit.

Ka prova se një grup kriminal që operon në vendin tonë dhe ka kryer dhe ngjarje të tjera të rënda kriminale kanë kryer këtë rrëmbim dhe më pas ata janë larguar jashtë vendit. Personat që kanë zhdukur dy 46-vjeçarët në Sarandë mendohet se kanë futur në mes për këtë takim një person të njohur të Thodhorit, duke e përdorur si karrem”, tha Çelmeta.