LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e së mërkurës në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime ndërsa ka deklaruar për policinë se e humbi kontrollin pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë.

Policia në vendngjarje po punohet për zhvendosjen e kamionit.