MASAKRA në Serbi/ Dëshmitari rrëfen tmerrin: Djali im shkoi të shpëtonte motrën, e kapi për dore dhe…

Një dëshmitar i masakrës me 9 të vrarë në Serbi në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’, ka treguar momentin kur djali i tij ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Ai tregoi se në këtë moment, djali i tij ka vrapuar drejt shkollës ka hyrë në klasë, ka ndërprerë mësimin dhe e ka ‘urdhëruar’ të motrën e tij të largohen, edhe pse profesori i kërkoi të mos hynte në klasë pa leje.

Në këtë moment ata kanë kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kanë vrapuar për të dalë nga klasa, shkruajnë mediat serbe.

“Doli jashtë dhe mendoi se ishin fishekzjarre dhe kur i pa, vrapoi për të shpëtuar motrën e vogël. Atëherë vrasësi kishte shtënë me armë. Ai vrapoi në departamentin ku ishte motra për ta shpëtuar dhe mësuesi i tha çfarë po bën, dil jashtë. Ai ishte i shkëlqyeshëm dhe i tha motrës, jo, po vini me mua dhe kështu e nxori motrën. Dhe pastaj të gjithë filluan të ikin, sepse në të vërtetë e kuptuan se çfarë po ndodhte. Unë vrapova këtu dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte. Babai i njërës prej vajzave vrapoi në shkollë dhe pa rojen e vdekur dhe dy vajza të shtrira mbi njëra-tjetrën. E tmerrshme, nuk mund ta besoj”, tha ai.

Ditën e sotme 14-vjeçari, i identifikuar si Kosta K, nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore.