“Kambanë alarmi”/ Çani paralajmëron Berishën: Ja çfarë do të ndodhë me Qeverinë pas zgjedhjeve të 14 majit

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania, se fakti që opozitës i janë lënë vetëm gjysma e numëruesve në zgjedhjet e 14 majit është kambanë alarmi për manipulimin e tyre.

Çani u shpreh se fakti që në raportin e ODIHR nuk përmendet ky si shqetësim, do të thotë raporti i OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve do jetë i shkëlqyer për qeverinë.

“Fakti që opozitës i janë lënë vetëm gjysma e numëruesve është e rrezikshme. Kjo do të thotë se do rikthehemi tek metodat e vjetra të futjes së duarve në kuti. Fakti që këta janë pa gjysmën e numëruesve duhet të ishte një kambanë alarmi që duhet të pasqyrohet në raportin e ODIHR, në një shtet normal se ne nuk jemi një shtet normal. Edhe Glover s’e ka përfshirë këtë në raport dhe këtu duket sikur ka një komplot të ODIHR kundër doktori. Do të thotë raporti prapa zgjedhjeve të jetë i shkëlqyer për qeverinë”, tha Çani.