Vrasja e Ardian Nikulajt/ 2 prokurorë anglezë në Shqipëri, njihen me provat që implikojnë britanikët e akuzuar! Për 4 të prangosurit pritet vendim për ekstradim

Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri së fundmi për tu njohur me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill, me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Sipas burimeve hetuesit anglez po zhvillojnë takime me drejtues te prokurorisë se Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me këtë çështje.

Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur me pak rreth ekstradimit te personave te arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.

Lajm në përditësim…