“Trupat mund të jenë hedhur…”/ Eksperti Karamuço zbardh detaje tronditëse për të zhdukurit në Sarandë: Familjarët kanë informacion që…

Dy shokët e zhdukur në Sarandë mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre mund të jenë hedhur në det.

Ky është dyshimi i ngritur nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në emisionin “Top Talk”.

“Ka informacione se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit janë hedhur në det. Tashmë nuk po kërkohen më si të gjallë. Po kërkohen si të zhdukur. Madje dhe familjarët thonë të sillen trupat, nuk mund t’i gjejnë dot më ashtu si mendonin. Pra, kanë indicie dhe informacione. Ka një informacion të pakonfirmuar që mund të mos jenë groposur, por të jenë hedhur në det”- tha Karamuço.

Sipas ekspertit, një nga të arrestuarit, nëse dëshmon ngjarjen, mund të zbardhë fatin e dy të zhdukurve, sipas ekspertit.

“Kyçi i të gjithë kësaj është zbërthimi i një prej personave që ndodhet në policinë e Sarandës. Nëse ai jep të dhëna të tjera, do të bëhet zbardhja, por sa e mundur është kjo, ende nuk e dimë.

Është thënë se do të fillojë sërish kërkimi në zonat e mundshme ku mund të jenë trupat e dy personave. Është një pikëpyetje shumë e madhe, pasi është krehur njëherë zona, madje dhe me RENEA-n, edhe me dronë. Mund të përdoret edhe qeni K -9, që nuk ka qenë herën e parë”- tha ai.